prev next front |1 |2 |3 |4 |5 |6 |7 |8 |9 |10 |11 |12 |13 |14 |15 |16 |17 |18 |19 |20 |21 |22 |23 |24 |25 |26 |27 |28 |review
E Ndërtuar nga Epiki i Superkurist
Shëndeti dhe Transicioni Epidemiologjik
Sot, besohet se me zhvillim ekonomik, shtetet në zhvillim do ta përjellin rrugën e Evropës dhe Amerikës Veriore në “transicionin epidemiologjik.” Ky nocion përshkruan ndryshimet në shpërndarjen e sëmundjeve që rrezultoi në përmirësimet në shëndet në fund të shekullit 19të dhe në fillim të shekullit të 20të. Derisa rata e vdekjeve nga disa sëmundje zbriste dhe pritjet për jetëzgjatjen u ngritën, popullata përjetoi një ndryshim në llojet e sëmundjeve nga të cilat ata vuanin. Pas vuajtjes nga sëmundjet infektuese, popullata tashmë vuajnë nga sëmundjet kronike si sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Elemente të këtij tranzicioni epidemiologjik, janë duke ndodhur edhe tash, në shkallë të ndryshme, nëpër shtetet në zhvillim. Në disa nga shtetet më të ardhura mesatare në Amerikën Latine dhe Azi, sëmundjet kronike janë sëmundjet kryesore dhe kanë më shumë të vdekur sesa sëmundjet infektuese.[1]. Mirëpo ky tranzicion nuk është kompletuar. Shumë shtete, veqanërisht, shtetet e varfëra, ende kanë shumë probleme me sëmundje infektuese së bashku me një një ngritje në numrin e sëmundjeve kronike. Këtë shtete dhe popullata nuk e kanë ndruar një lloj të problemi me një tjetër, mirëpo janë duke vuajtur nga të dyjat, një fenomen që njifet si “vuajta e dyfishtë” nga sëmundjet [2]. Tranzicion nuk është I domozdoshëm, siq tregon historia e revolucionit sanitar, politikat përkatëse dhe investimet e ndryshmë janë të nevojshme për të përmirësuar kualitetn mjedisor dhe shëndetin publik. 1. Christopher J. L. Murray and Alan D. Lopez, eds., The Global Burden of Disease: Volume 1 (World Health Organization, Harvard School of Public Health, and The World Bank, Geneva, 1996), p. 18.
2. A. Rossi-Espagnet, G.B. Goldstein, and I. Tabibzadeh, "Urbanization and Health in Developing Countries: A Challenge for Health for All," World Health Statistics Quarterly, Vol. 44, No. 4 (1991), p. 208.